E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Tentoi të grabisë një pikë këmbimi valutor në Tiranë, arrestohet autori me armë lodër

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë një pikë këmbimi valutor.

Sipas informacioneve paraprake, autori, i identifikuar si Klejdi Ymeri, ka hyrë në ambientet e pikës së këmbimit valutor dhe i ka drejtuar një armë lodër punonjëses, duke tentuar ta kërcënojë për të marrë paratë.

Punonjësja ka reaguar menjëherë duke aktivizuar alarmin e sigurisë. Në ato momente, autori është frikësuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa arritur të realizojë grabitjen.

Pas ndërhyrjes së policisë, Ymeri është lokalizuar dhe arrestuar. Sipas informacioneve të para, ai është përdorues i lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar armën lodër që dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›