E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Vodhi 10 mijë euro në një studio ligjore në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kodi”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga ka rënë shtetasi Elton(Fatjon)Lika, 42 vjeç, i shpallur në kërkim për një vjedhje me pasoja të rënda, të ndodhur në vitin 2023.

Sipas hetimeve, 42-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit A. Rr. dhe E. Rr., dyshohet se ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, e ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Pas mbledhjes së informacioneve në rrugë operative dhe kontrollit të ushtruar, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i tij. Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›