Qëlloi me armë drejt banesës së 30-vjeçarit, shpallet në kërkim autori në Mirditë

Në orët e para të mëngjesit të datës 20 qershor 2025, shtetasi 30-vjeçar E. Ç. raportoi në Policinë e Mirditës se banesa e tij ishte qëlluar me armë zjarri. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi dëmtime në murin e banesës.
Pas hetimeve të shpejta, autoritetet identifikuan si autor të dyshuar shtetasin L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz. Dyshohet se ai qëlloi në drejtim të banesës së 30-vjeçarit për shkak të një konflikti familjar, pasi viktima është vëllai i ish-bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, L. V. ishte shpallur në kërkim edhe një ditë më parë për dhunë fizike ndaj të njëjtit person.
Policia vijon punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv