E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Vodhi një shtëpi në Shkodër, Policia kap në flagrancë 34-vjeçarin

SHKODËR– Një 34-vjeçar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në Shkodër për vjedhje banesash.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 34-vjeçari Besard Hasani ka hyrë në një banesë dhe prej andej ka vjedhur një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme, një pjesë e të cilave u gjetën gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçarit.

Autoritetet theksojnë se kanë sekuestruar një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme, një automjet dhe dy celularë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›