E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE Gjoba te reja CEZnese sfurnizojne me energji

TIRANE- Duke filluar nga 1 janari 2012 kompania qe furnizon klientet me energji elektrike do te paguaje keta te fundit me nga 2 mije leke ne rast te mosrespektimit te niveleve te cilesise se sherbimit apo te parametrave te tensionit.

Pervec kontrates se re qe do te hyje ne fuqi nga dita e pare e vitit te ardhshem konsumatoret shqiptare familjare dhe jofamiljare do te mund te perfitojne edhe nga nje rregullore e re e cila parashikon penalizimin e kompanise qe i furnizon ata me energji elektrike per mosrespektim te furnizimit te rregullt.
KUSHTET
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012 percaktohen keto nivele te lejuara per zgjatjen pa penalizim per nderprerjet e shkaktuara ne rrjetin e tensionit 20 kV e lart per 1 vit per kryeqytetin - 2 ore/klient per zonat urbane - 4 ore/klient dhe per zonat rurale - 24 ore/klient.
Po keshtu nga kjo date caktohen edhe norma maksimale per shpeshtesine e nderprerjeve te shkaktuara ne rrjetin e tensionit 20 kV e lart per 1 vit per kryeqytetin - 2 nderprerje per zonat urbane - 5 nderprerje dhe per zonat rurale - 10 nderprerje. Duke filluar nga viti 2015 sipas ERE-s keto norma do te jene te detyrueshme per te gjithe klientet jo vetem per ata qe furnizohen me 20 kV.
Niveli i tensionit nominal do te jete 230 V dhe mund te varioje rreth vlerave te tij nominale per nje kohe me te gjate se 10 min ne kryeqytet -5/-5 ne zonat urbane-5/-15 dhe ne zonat rurale -5/-20.
SASIA
Duke filluar nga 1 janari 2012 ne rast te mosrespektimit te niveleve te cilesise se sherbimit shoqeria e shperndarjes eshte e detyruar ti jape nje kompensim klientit fundor me kerkesen e ketij te fundit ne vleren 2.000 leke. E njejta gjobe do te paguhet edhe ne rast te te mosrespektimit te niveleve te cilesise tregtare te sherbimit.
PAGESA
Pas verifikimit te mosrespektimit te niveleve te cilesise se sherbimit shoqeria e shperndarjes i jep klientit kompensimin brenda 30 diteve kalendarike nga data e paraqitjes se kerkeses nga ana e tij dhe vendoset ne faturen me te afert te konsumit te energjise elektrike.
Ne faturen e derguar vlera e kompensimit duhet te jete e percaktuar nen emertimin Kompensim i klientit per mosrespektim te niveleve te cilesise se sherbimit te percaktuara nga ERE.
Gjithashtu ne po te njejtin dokument duhet te percaktohet qe Perfitimi i kompensimit nuk perjashton mundesine e klientit per te kerkuar ne rruge gjyqesore demshperblimin e mundshem per demin efektiv te shkaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›