E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande bllokohen 284 kgdroge kapet transportuesi

Te tjera rreth shkrimit FOTO Ballkan goditet rrjeti i droges SARANDE- Nje sasi prej 283. 7 kg lende narkotike eshte sekuestruar nga Komisariati i Policise se Sarandes. Operacioni i koduar Duralumini u krye ne oret e para te mengjesit te sotem ne vendin e quajtur Krane pjese e aksit rrugor Gjirokaster- Sarande.

Droga eshte gjetur e fshehur ne nje automjet kamioncine tip Mercedes-Benz me targe AA 273 AY e cila drejtohej nga Ermal Ramaj.

Droga e llojit kanabis ishte fshehur ne karroceri e cila ishte e modifikuar me dopjo shtrese dhe ishte paketuar ne pako 1 dhe 2 kilogrameshe.

Policia arrestoi ne flagrance 22 vjecarin me banim ne lagjen 28 Nentori Vlore. Realizimi i ketij operacioni u be i mundur pas nje pune 2 mujore te strukturave Kunder Narkotikeve e Trafiqeve paligjshme te Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore dhe Komisariatit te Policise Sarande.- ben te ditur njoftimi per shtyp i policise se Vlores. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e bashkeautoreve te tjere te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

Ndaj Ermal Ramajt ka nisur procedim penal per vepren penale te Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›