E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Britania sulmon Jemenin, sulme të përbashkëta me SHBA kundër Rebelëve Huthi

Ushtria britanike i është bashkuar Shteteve të Bashkuara në sulmet ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen.

Lajmin e konfirmuan zyrtarët britanikë, ndërsa kjo është përfshirja e parë e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e re ajrore amerikane që po shënjestron grupin e mbështetur nga Irani.

Britania ka ofruar një shpjegim të detajuar për kryerjen e sulmeve, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka ndarë pak detaje lidhur me mbi 800 sulmet që ka kryer që kur ka nisur fushatën ajrore më 15 mars.

Operacioni ushtarak ka shënjestruar militantët, ndërkohë që administrata amerikane po negocion me përkrahësin kryesor të rebelëve jemenas, Iranin, lidhur me programin bërthamor që po përparon me shpejtësi.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›