Edhe Olsian Çela refuzon “Xhafën”, Prokuroria e Përgjithshme nuk do të çojë ekspertë në komision

Pas refuzimit të bërë nga SPAK, Gjykata e Lartë, Kushtetuesja dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë përgjigja negative për pjesëmarrje në komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka ardhur edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.
Organi qendror i akuzës thotë se Olsian Çela argumenton se do të japë opinion sipas fushave përkatëse. Por ky institucion bën me dije se nuk do të marrë pjesë me ekspertë në grupin e punës të komisionit parlamentar. /vizionplus.tv