“Miss Globe” mbyll turin e veriut, konkurentet nisin eksplorimin në jug të Shqipërisë

“The Miss Globe 2024” një nga 10 top eventet më të mëdha të bukurisë botërore ka përfunduar me sukses turin e veriut. Pas kësaj më të bukurat e globit iu drejtuan jugut të Shqipërisë, sipas programit zyrtar nga organizatoret e “Deliart”.
Rruga drejt Alpeve shqiptare do të mbetet një nga eksperiencat më të veçanta të vajzave pjesëmarrëse në këtë kompeticion.
Pas një ndalese të bukur në një nga restorantet tradicionale të Shëngjinit atë të “Rapsodisë” për të shijuar kulinarin e jashtëzakonshme të kësaj zone “Miss globe 2024” u nis drejt Koplikut. Udhëtim ky që vijoi më tej drejt Gucisë në Malin e Zi.
Kjo ndalesë u shoqërua me një organizim në sheshin e qytetit të vogël me origjinë shqiptare, ku vajzat u pritën edhe nga kryetari i Bashkise Sanel Balic.
Konkurrentet e “Miss Globe 2024” panë po ashtu e gjitha atraksionet të zonës, duke shijuar bukuritë natyrore të kthyer tashmë në pika të rëndësishme turistike.
Pas ndalesave në veri të vendit vajzat nisën turin e jugut, ku ndalesa e parë ishte Parkun kombëtar i Divjakë – Karavasta. Teksa shijuan gatimet tradicionale të zonës patën dhe një takim informal me kryebashkiakun e Divjakës Josif Goreja.
Më të bukurat e botës nuk kishin si mos njiheshin me historikun e qytetit të Lushnjës, nga i cili vjen dhe Miss Shqipëria 2024 – Klea Llagonia.
Vajzat u pritën dhe u shoqëruan përgjatë gjithë turit nga kryebashkiakja e këtij qyteti Eriselda Sefa.
Këtë të premte Vlora do të presë 940 vajzat pjesëmarrëse. E sigurisht nuk do të mungojë as njohja me bregdetin e jugut nga Dhërmiu, në Vuno e Himarë.
Ndërsa finalja e madhe e spektaklit të bukurisë do të do të jetë në Tiranë, në 15 Tetor, ku do të keni mundësi të ndiqni live në ekranin e Vizion Plus, në orën 21.00. /vizionplus.tv