Edhe Pogradeci liron hapësirat, nis aksioni kundër zaptuesve të rrugëve dhe trotuareve

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake në Pogradec kanë nisur një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjektet tregtare, kryesisht bar-kafe dhe biznese të tjera të vogla.
Operacioni ka filluar nga bulevardi “Europa” dhe do të vijojë në të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit, me qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët.
Autoritetet kanë paralajmëruar subjektet që kanë zaptuar trotuaret, sheshet apo rrugët se nuk do të tolerohen, ndërsa është theksuar se do të merren masa administrative për çdo rast shkeljeje.