E Hënë, 2 Nëntor 2026

Edhe ti mo Pano? Çfarë e surprizoi deputetin Luan Baçi në “Quo Vadis”

Ka nisur me debate, analiza dhe me shumë ritëm emisioni i parë i sezonit të ri të “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

“Gara Filloi” ishte tema e diskutimit ku të ftuarit patën “përplasjet” mes tyre.

Për kreun e Kryesisë së “Nisma Thurje”, Pano Soko edhe në zgjedhjet e ardhshme nuk priten surpriza dhe se PD po përgatit terrenin për të qendruar sërish në opozitë.

Deklaratë kjo e cila ka sjellë habinë e deputetit demokrat Luan Baçi, i cili mesa duket priste tjetër qendrim, nga ai që kishin patur më herët gazetarët Arbër Hitaj dhe Armir Shkurti.

Pjesë nga biseda:

Soko: PD po bëhet gati për të qendruar në opozitë. Garën po e bëjnë për të zgjedhur pjestarët e saj.

Baçi: Edhe ti mo Pano? /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›