“Edi Rama pengon integrimin në BE” – Gazetari: Në progres raport përmendet mbrojtja politike që i bëri Belinda Ballukut! Marta Kos i ka thënë kryeministrit që…
Gazetari Almer Toska komentoi progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke theksuar se personi kryesor që po e pengon procesin e integrimit është kryeministri Edi Rama dhe qeverisja e tij.

Në një intervistë për News24, ai theksoi se Rama, ndryshe nga sa deklaron publikisht, e ka penguar integrimin. Ai theksoi se në progres raport shprehet shqetësim edhe për faktin se Belinda Ballukut nuk iu hoq imuniteti për shkak se Partia Socialiste e mbrojti atë politikisht me votat e saj në Kuvend.
“Në raport përmendet edhe rasti i zonjës Balluku, ku thuhet se PS pengoi SPAK që të kryente detyrën duke i hequr imunitetin. Mbrojtja politike e Ramës është përmendur në raport. Po ashtu është përmendur si sulm që është bërë nga qeveria ndaj medias, në këtë rast News24. Janë marrë disa nga rastet konkrete që janë përmendur në raport ku Shqipëria nuk i ka përmbushur këto standarde.
Rama ka nxitim për të kapur trofeun e anëtarësimit në BE, por ai është njeriu kryesor që e ka penguar procesin. Sepse ka kapur drejtësinë dhe nuk lejon që institucionet të kryejnë në mënyrë të pavarur punën e tyre. Fakti që përmendet rasti Balluku tregon të kundërtën e asaj që thotë Rama. Si mundet të anëtarësohet Shqipëria kur ka probleme me drejtësinë?”, tha ai.
Sipas tij, komisionerja Marta Kos ia ka shprehur edhe privatisht kryeministrit se nuk duhet të mbëhet mburojë e Belinda Ballukut.
“Marta Kos është shumë e qartë për situatën politike në Shqipëri. Në takimet private që ka patur zonja Kos me kryeministrin, ia ka shprehur hapur që duhet të mos bëhet mburojë e Belinda Ballukut dhe të lërë drejtësinë që të funksionojë. I ka vendosur një barrierë kryeministrit për faktin se nuk po përmbush kriterin kryesor që është kapitulli i drejtësisë.”, shtoi ai.