Egis Dobi, ekselenti që spikat në historinë e Maturës Shtetërore

Ndër vite Gjirokastra ka nxjerrë nxënës ekselentë që kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme të jetës . Egis Dobi është një ndër ta. Porsa ka përfunduar studimet e mesme në shkollën “Siri Shapllo” me rezultate të shkëlqyera duke u renditur ndër ekselentët e maturës shtetërore 2023-2024.
Me një mesatare 10-të të tre viteve të studimit, i vlerësuar po me notën 10 në 4 provimet e maturës, 3 prej të cilave ka arritur ti marrë 10.00 Egisi bën diferencën duke spikatur si nxënësi më i mirë në historinë e maturës shtetërorë në Gjirokastër.
Ndoshta duhen vite që të vijë një Egis tjetër. Kjo është fjalia me të cilën e nis opinionin e vet drejtori i shkollës Afrim Mele. I pakursyer në fjalët e mira, të merituara plotësisht ai na jep një portret më të qartë për 18-vjeçarin që duket qartë që e karakterizon modestia.
“Egisin e ke recitue, eseist, piktor apo dhe aktor. Surprizë në çdo fushë”, tha drejtori.
Për Egisin sezoni i provimeve nuk ka përfunduar. Është duke u përgatitur për provimin e pranimit të tij në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Në paratestin e zhvilluar nga Fakulteti i mjekësisë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Egisi arriti të renditet i 4 mes 300 maturantëve pjesëmarrës.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/