E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia-Petrokub dhe Vllaznia-Malisheva, në RTSH

Transmetimet ekskluzive nuk do të ndalen as në muajin korrik në kanalin RTSH Sport. Për të gjithë shqiptarët drejtëpërdrejtë dhe ekskluzivisht do të vijë dueli i kthimit në Champions League mes Egnatias dhe Petrokub dhe sfida Vllaznia-Malisheva për llogari të kompeticionit Konference League.

Në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, për të gjithë shqiptarët do të vijnë drejtpërdrejtë dy përballje tejet emocionuese në sferën e kompeticioneve europine.

Dulei i kthimit në fazën e parë klualifikuese të trofeut UEFA Champions League mes Egnatias dhe Petrokub do të keni mundësinë ta shijoni në RTSH Sport. Përballja vendimtare për kampionët e Shqipërisë do të luhet me 15 korrik në orën 21:00 në “Egnatia Arena”.

Jo vetëm kaq, por edhe vëllazërorja me sfond europian mes Vllaznisë dhe Malishevës do të vijë në RTSH Sport, më 9 korrik në “Loro Boriçi”, ora 20:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›