E Premte, 6 Nëntor 2026

Egnatia “bie” në Rumani/ Kampionia shqiptare mundet në duelin e Ligës së Konferencës

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule10:56 - 6 Nëntor, 2026

Egnatia pësoi humbjen e saj të parë në aventurën europiane, duke u mposhtur 2-0 në Rumani nga Universitatea.

Kampionia e Shqipërisë pësoi dy gola në pjesën e parë.

Egnatia mbeti me një lojtar më pak në minutën e 83-të, pasi Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të linte fushën e lojës.

Me këtë humbje, Egnatia regjistron disfatën e parë në këtë edicion të Ligës së Konferencës dhe mbetet në kuotën e dy pikëve, pas dy barazimeve të arritura në dy sfidat e para.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›