E Premte, 6 Nëntor 2026

Ardit Gjebrea në SPAK/ Merret në pyetje lidhur me dosjen hetimore për Veliajn

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule12:19 - 6 Nëntor, 2026

Moderatori Ardit Gjebrea është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje nga prokurori Ols Dado në lidhje me dosjen hetimore që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Paraqitja e Gjebreas në SPAK vjen në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë çështje.

Ende nuk ka detaje zyrtare lidhur me përmbajtjen e dëshmisë së tij apo pyetjet që i janë drejtuar nga prokurorët.

Hetuesit po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar të gjitha elementet që lidhen me dosjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›