Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, Universitatea Craiova triumfon 2-0

Egnatia pëson humbjen e parë në fazën e ligës së Conference League. Universitatea Craiova triumfon me rezultatin 2-0 ndaj kampionëve të Shqipërisë, falë golave të Alexandru Cicâldău dhe Nicușor Bancu.
Pas këtij rezultati, Egnatia mbetet me dy pikë në renditjen e fazës së ligës, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para, ndërsa tashmë regjistron edhe humbjen e parë në këtë kompeticion.
Egnatia u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste me Fernando dhe Ledjo Beqjan, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës.
Lajme të Sugjeruara