E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia prezanton Eneo Bitrin, mbrojtësi beratas u bashkohet zyrtarisht kampionëve

Akordi ishte arritur më parë mes palëve, tani vjen edhe prezantimi. Eneo Bitri është zyrtarisht pjesë e kampionëve në fuqi të Egnatias. Mbrojtësi beratas ofron kualitet dhe eksperiencë te kjo skuadër, që po përgatitet për aventurën europiane.

“Egnatia mirëpret një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Mbrojtësi Eneo Bitri i është bashkuar skuadrës dhe ka udhëtuar së bashku me ekipin drejt Bullgarisë, aty ku do të  zhvillohet faza përgatitore. Me eksperiencën, cilësitë dhe karakterin e tij, Bitri vjen për të dhënë kontributin maksimal dhe për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të sezonit”, – shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.

Nga Egnatia ka pasur ditët e fundit disa largime, ndërkohë që si përforcime janë prezantuar sulmuesi Jurgens Montenegro dhe mbrojtësi shkodran, Geralb Smajli. Bitri në Superiore ka spikatur me fanellën e Partizanit, ndërkohë që ka luajtur në disa kampionate të huaja, si Kazakistan, Çeki, Poloni, Norvegji dhe Hungari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›