E Diel, 1 Nëntor 2026

Sala: Nis konsultimi publik për krijimin e Institutit Onkologjik Kombëtar. Nga 1 gushti, spitalet publike funksionojnë elektronikisht

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka bërë me dije se ka nisur konsultimi publik për krijimin e Institutit Onkologjik Kombëtar.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Sala njoftoi gjithashtu se nga 1 gushti, spitalet publike do të funksionojnë elektronikisht si pjesë e transformimit të sistemit shëndetësor.

“Nis konsultimi publik për krijimin e Institutit Onkologjik Kombëtar, ndërsa nga 1 gushti 2026 spitalet publike do të funksionojnë elektronikisht, si pjesë e transformimit të sistemit shëndetësor sipas standardeve ndërkombëtare”, shkruan Sala.

Gjatë takimit me Dhomën Amerikane të Tregtisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, prezantoi prioritetet kryesore të reformës në shëndetësi: transformimin e kujdesit onkologjik, reformën farmaceutike dhe digjitalizimin e sistemit shëndetësor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›