E Hënë, 2 Nëntor 2026

Egnatia rikthehet te fitorja, mposht Vorën dhe ruan kreun e renditjes

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Egnatia është rikthyer te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Flamurtarit, duke marrë një fitore të pastër 2-0 përballë Vorës.

Kampionët në fuqi u treguan superiorë gjatë gjithë takimit dhe vulosën suksesin falë golave të Albaneses dhe Ndrecës.

Sfida u zhbllokua në pjesën e parë, kur Albanese ekzekutoi saktë një penallti, duke i dhënë epërsinë skuadrës rrogozhinase. Në minutën e 69-të, Ndreca dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë, duke qetësuar përfundimisht ndeshjen.

Kjo, gjithashtu, ishte dhe ndeshja e 100-të e Albano Aleksit me Egnatian.

Me këtë triumf, Egnatia vazhdon të kryesojë Kategorinë Superiore me 28 pikë, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Elbasani. Ndërkohë, Vora mbetet në zonën e poshtme të tabelës, në vendin e shtatë, duke parë të ndalet seria pozitive.

Një fitore e rëndësishme për Egnatian, që rikthehet te ritmi i kryesimit dhe konfirmon pretendimet për titull.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›