JAPONI – Tërmet me magnitudë 7.6 ballë, lëshohet paralajmërim për cunami

TOKIO, 8 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një tërmet me magnitudë 7.6 u regjistrua afërsisht 80 kilometra larg bregdetit të Japonisë.
Studimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi tërmetin, ndërsa sistemi i monitorimit amerikan lëshoi një paralajmërim për cunami.
Autoritetet lokale në prefekturat e Aomori, Hokkaido dhe Iwate, në arkipelagun verior të prekur nga tërmeti, u bënë thirrje banorëve të evakuohen pavarësisht orës së vonë dhe temperaturave që luhateshin rreth zerosjes.
Për shkak të tërmetit, shërbimet e trenit me shpejtësi Shinkansen janë pezulluar përgjatë gjithë bregdetit verilindor, ndërsa nuk janë raportuar anomali në termocentralet bërthamore Fukushima, Higashidori dhe Onagawa.
Dridhja u ndje edhe në kryeqytetin Tokio, mbi 700 kilometra nga prefektura e Aomori.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, një cunami pritet të arrijë në bregdetin qendror të Paqësorit të Hokkaido, bregdetin e Paqësorit të Prefekturës Aomori dhe Prefekturën Iwate, me valë prej 3 metrash.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, një cunami prej 40 centimetrash u regjistrua në Urakawa, Hokkaido. /os/