E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Egnatia udhëton drejt Rumanisë, Dede pa Sotën dhe Grudën, rikthehet Eneo Bitri

Këtë të mërkurë në mesditë, skuadra kampione e Egnatias ka udhëtuar drejt Rumanisë për sfidën që do të zhvillohet të enjten ndaj kampionëve rumunë të Univeristates së Craiovës. Nevil Dede do të ketë në dispozicion  20 futbollistë për këtë përballje. Rrogozhinasi do të kenë disa mungesa, ku më e ndjeshmja është ajo e Ildi Grudës, i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga dëmtimi i pësuar ndaj Tiranës.

Së bashku me Eljon Sotën janë dy mungesa që do të peshojnë shumë për teknikun Nevil Dede dhe stafin e tij. Në krahun tjetër, lajmi pozitiv për stafin teknik është rikthimi në dispozicion i Eneo Bitrit, që do të jetë një alternativë për repartin difensiv.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›