E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ngjarja e rëndë në Gjilan/ I riu dhe foshnja u gjetën pa jetë në banesë. Xhaxhi i viktimës tregon se nuk kishte dijeni për konflikte: Nipi nuk ishte i martuar

Një 65-vjeçar u arrestua në fshatin Demiraj të Gjilanit për “vrasje të rëndë”, pasi fillimisht u raportua se një 27-vjeçar Adonis Demiri dhe një foshnje u gjeten të vdekur në shtëpinë e tyre.

I dyshuari është babai 65-vjeçar i të riut, i cili është arrestuar.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24”, me moderatoren dhe autoren Evis Ahmeti, u trajtua kjo ngjarje e rëndë duke sjellë edhe detaje të reja.

Xhaxhai i viktimës, 27-vjeçarit Adonis Demiri, Xhelali në emisionin “Me Zemër të Hapur” ka thënë se janë të tronditur nga ngjarja.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk ka pasur informacion dhe se nuk ka pasur dijeni për konflikt apo zhvillime të tjera.

“Unë nuk jetoj këtu. Dhe si të gjithë nuk kam informata dhe jam duke parë se çfarë ka ndodhur. Edhe policia ka qenë këtu. Nuk kam pasur asnjë informacion. Nuk ka qenë i martuar, i fejuar ka qen…Por nuk kam shumë informacion”, tha ai.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›