“Eko e një kohe të largët”, muzika e Haig Zacharian vjen në album pianistik

Në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, u prezantua albumi pianistik “Eko e një kohe të largët”, ideuar dhe kuruar nga Ardita Bufaj, e cila solli kolonat zanore të filmave, shkruar nga kompozitori i mirënjohur Hajg Zaharjan.
Koncerti solli emocion dhe art, në nder të Zacharian, i cili është një prej figurave më të vyera të muzikës shqiptare.
“Eko e një kohe të largët” është një album-homazh për krijimtarinë e prof. Haig Zacharian.
Më shumë se një promovim, koncerti erdhi si një udhëtim në kujtesën kolektive, një rikthim te emocionet që muzika e Haig Zacharian ka gdhendur për dekada.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/