E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia ulen me 9prurjet e emigranteve

TIRANE - Ne periudhen nga janari deri ne fund te shtatorit 2011 ne Shqiperi
emigrantet kane sjelle 9 per qind me pak valute se ne te njejten periudhe te nje viti me pare. Kjo situate duket se ka filluar qe ne vitin 2008 si pasoje
e krizes globale. Viti 2007 sipas shifrave te Bankes se Shqiperise
ka shenuar rekordin e prurjeve valutore nga amigracioni me afro 952 milione euro brenda 12 muajve. Por ne vitin 2008 kjo shifer ka qene 833.3
milione euro pra shume me e vogel duke shenuar ulje per here te pare ne histori te prurjeve te emigranteve. Nje vit me pas kjo tendence ka vijuar me
tej me 781.3 milione euro dhe ne vitin 2010 jane shenuar 689.8 milione euro prurje. Rritja ekonomike ne vend eshte financuar ne 20 vitet e
fundit nga borxhi ne rritje remitancat dhe investimet e huaja direkte ka thene vitin e kaluar guvernatori i BSH Ardian Fullani duke shprehur
shqetesimin e tij se te gjitha keto burime fondesh duket sikur po thahen. Problemet ne Itali dhe Greqi dy prej vendeve ne qender te krizes se borxhit Sovran ku jane dhe pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare kane ndikuar ndjeshem ne uljen e kerkeses se brendshme permes renies te fluksit te remitancave. Nderkohe jane rritur me 11 per qind daljet e valutes si pasoje e faktit qe me shume shqiptare kane shkuar jashte vendit edhe si pasoje e heqjes se vizave me zonen Shengen.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›