E Diel, 1 Nëntor 2026

Serveri FBI dyshime perzhdukjen e hard-diskut

Te tjera rreth shkrimit Rama Prokuroria te mos terhiqet Arvizu Te pranohet ekspertiza Thellohet akoma me teper skandali i zhdukjes se provave filmike nga serveri qendror i kryeministrise. Ekspertet e laboratorit shkencor te Byrose Federale te Investigimit ne Amerike ne pergjigjen e tyre derguar autoriteteve te prokurorise shqiptare jo vetem qe kane nenvizuar fshirjen e filmimeve por
kane shkuar akoma me tej ne pergjigjen e tyre duke hedhur dyshime te forta se serverit i eshte hequr njeri prej hard disqeve te tij. I konceptuar me dy hard-disqe per rregjistrimin e pamjeve filmike te 7 kamerave te instaluara ne muret dhe ambjentet e brendshme te oborrit te kryeministrise serveri qendror i ketyre kamerave nuk eshte i plotesuar me te gjitha paisjet kompjuterike duke sjelle dyshimin e mungeses se nje hard-disku.
Nje gje e tille konfirmohet nga burime prane Prokurorise se Pergjithshme te cilat thane se nga perkthimet e para te pergjigjes se FBI nga specialistet e maredhenieve me jashte eshte konstatuar se ekspertet amerikane jo vetem qe jane shprehur per pamundesine e rikuperimit te filmimeve te fshira por kane ngritur dyshimin e heqjes se njerit nga hard-disqet qe sherbente per rregjistrimin e pamjeve filmike te 7 kamerave te kryeministrise.
Lidhur me kete konstatim hetuesit qe prej 6 muajsh jane duke verifikuar personat pergjegjes qe mund te kene fshire pamjet filmike dhe hequr njerin nga harddisqet shprehen se te gjitha keto veprime jane kryer mesnaten e 22 janarit nga nje grup i organizuar ne kryeministri ku dyshimet e para
bien mbi sekretarin e pergjithshem Gjergj Lezhja dhe grupin e specialisteve te mirembajtjes se sistemit te IT-se ne kryeministri.
Burime prane grupit te hetimit tregojne se ne pamundesi te kohes per te fshire pamjet filmike gjate protestes se 21 janarit riformatuar
hard-disqet dhe venien e tyre ne mengjes ne funksion te prokurorise grupi i inxhiniereve dyshohet se ka hequr njerin nga hard-disket duke bere ate veprim qe ne gjuhen juridike kualifikohet si akuza e Veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal si dhe akuza e Shperdorimit te detyres neni 248. Ne muajin tetor te vitit te kaluar prokuroria ka mare ne pyetje sekretarin e pergjithshem te kryeministrise Gjergj Lezhja dhe pergjegjesit e ITse si te dyshuar per keto veprime kriminale por qe ne fakt ata skane dhene deklarate ne sherbim te hetimit duke u mjaftuar vetem me shpjegimin e anes teknike dhe duke mos pranuar asgje nga dyshimet e ngritura nga prokuroria. Kjo e fundit u qendron besnike dyshimeve te saj tashme te konfirmuara dhe nga ekspertet e FBI per fshirjen e pamjeve filmike dhe mundesise se heqjes se njerit prej hard-disqeve.

B u r i m e t thane se duke u mbeshtetur mbi bazen e aktit te ekspertimit te kryer nga specialistet e FBI shume shpejt do rimarrin serish ne pyetje
personat pergjegjes qe tashme jane te dyshuarit kryesore ne zhdukjen e provave per te penguar dhe veshtiresuar zbulimin e vepres penale apo te autorit te saj. Hetimi per gjetjen e autoreve te zhdukjes se provave filmike filloi men jehere sapo ekspertet shqiptare por dhe ata amerikane te FBI konstatuan fshirjen e tyre. Prokuroria dyshon se ne keto pamje tregohen efektivet e Gardes se Republikes duke qelluar me arme ne drejtim te turmes se demonstruesve. Sipas prokurorise dyshohet se me fshirjen e ketyre pamjeve hetuesit e ceshtjes nuk mund te identifikojne me pamje filmike personat qe qellonin me arme luftarake ne drejtim te demonstruesve te opozites te mbledhur ne Bulevardin Deshmoret e Kombit para nderteses se Keshillit te Ministrave.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›