Ekonomisë “i duhen” më shumë para/ Miratohet rishtypja e kartëmonedhës 5000 lekë

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rishtypjen e monedhës metalike shqiptare 20 Lekë dhe kartëmonedhës shqiptare 5000 Lekë.
Vendimet përkatëse kanë për qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare.
“Këto vendime parashikojnë rishtypjen e monedhës metalike 20 Lekë dhe kartëmonedhës 5000 Lekë, me kurs ligjor, me qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare“, thotë Banka e Shqipërisë.
Rishtypja e kartëmonedhave dhe monedhave është një procedurë e zakonshme për bankat qëndrore të cilat kanë përgjegjësinë e furnizimit të sistemit monetar me para.
Vendimi u mori në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.