E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe do paguhen nga qeveria

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në një takim me Asamblenë e PS-së, në njësinë numër 4 në Tiranë.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama premtoi dyfishimin e shpërblimit për prindërit ose kujdestarët e fëmijëve me aftësi të veçanta.

Sipas kryeministrit, shteti do u paguajë sigurimet shoqërore kujdestarëve të fëmijëve me aftësi ndryshe.

“Qeveria do të ndihmojë njerëzit, që janë me aftësi ndryshe. Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe. Do dyfishojmë shpërblimet për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta. Po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë. Rritja vazhdon që të jetë e qëndrueshme. Shpresojmë që rritja ekonomike mos të goditet nga ajo që ndodh në arenën ndërkombëtare”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›