E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekskluzive/ Pamje nga momenti kur Altin Ndoci dërgohet drejt spitalit pa pranga në duar

Pamje ekskluzive të siguruara nga RTSH.al kanë dokumentuar momentin kur Altin Ndoci është dërguar drejt ambienteve spitalore. Në pamjet e siguruara, ai shfaqet duke u transportuar me autoambulancë, i shoqëruar në krah vetëm nga një efektiv i policisë së burgjeve, ndërsa dy punonjës të tjerë shihen duke e ndjekur nga pas.

Duke përfituar nga masat e lehtësuara, Ndoci ka arritur t’i shpëtojë kontrollit të efektivit që e shoqëronte. Sipas raportimeve, i dënuari ka goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut në ambientet e spitalit, duke krijuar një situatë kaotike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›