“Trialog” në RTSH publikon pamjet e reja nga arratisja e Altin Ndocit

Emisioni “Trialog” në RTSH ka zbardhur dinamikën e arratisjes së bujshme të Altin Ndocit, duke publikuar pamje filmike nga momentet kritike të ngjarjes. Videoja dëshmon dështimin e hallkave të sigurisë gjatë shoqërimit të të burgosurit për vizitë mjekësore.
Në pamjet e transmetuara, Ndoci shfaqet duke vrapuar me shpejtësi mes një parkingu makinash, menjëherë pasi ka arritur t’i shpëtojë vëmendjes së efektivëve të policisë që kishin për detyrë ruajtjen e tij.
I burgosuri shihet duke lëvizur me shpejtësi dhe pa pengesa fizike (si prangat) mes automjeteve të parkuara.
Sipas informacioneve jozyrtare, arratisja nuk ka qenë spontane. Raportohet se një automjet e priste Ndocin jashtë rrethimit të spitalit, me të cilin ai është larguar menjëherë në drejtim të paditur.
/rtsh.al/