E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekskluzive për RTSH, Lara Colturi: Më mungojnë energjitë sepse kam qenë e sëmurë, e kënaqur me sezonin e bërë!

Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për RTSH, Lara Colturi pranoi se nuk ishte në formën e saj më të mirë duke treguar edhe arsyen e formës së saj të dobët.

“Në javët e fundit nuk kam mundur që të jap më të mirën në garë pasi nuk jam stërvitur si duhet pasi kam kaluar një gjendje gripale të rëndë. Për këtë motiv më mungpjnë energjitë e duhura për të përballuar intensitetin e garave”, tha Colturi.

E pyetur nga Alesia Burnazi nëse ishte e kënaqur me atë çfarë ka arritur deri më tani dhe nëse ndjente presion me afrimin e takimit me Lojrat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, Colturi tha: “Jam shumë e kënaqur me sezonin e bërë deri më tani. Nga fundi na ndajnë shumë pak gara, por në tërësi jam e kënaqur edhe pse mund të bëja diçka më shumë në slalomin gjigant”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›