E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertja e IT: Kriptomonedhat do të zëvendësojnë paranë tradicionale në 10-vjeçarin e ardhshëm

Ekspertja e IT, Denisa Kele tha se kriptomonedhat do të zëvendësojnë paranë tradicionale në 10-vjeçarin e ardhshëm.

Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Kele deklaroi se kriptomonedha ka zgjidhur shumë problematika që kanë sistemet financiare tradicionale, teksa nënvizoi inflacionin e lartë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A do të zëvendësojnë kriptomonedhat paranë tradicionale?

Kele: Po, e mendoj. Jo shumë larg, edhe unë e mendoj që në dhjetëvjeçarin e ardhshëm patjetër që do ta zëvendësojë, dhe sa mirë! Kripto ka zgjidhur shumë problematika që kanë sistemet financiare tradicionale, dhe një nga këto është edhe inflacioni i lartë. Kriptomonedhat nuk preken nga këto. Kemi rastin e Ukrainës, ku shumë banka u hakëruan dhe zgjidhja u gjet te kripto.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›