E Diel, 1 Nëntor 2026

Psikologia: Varësia ndaj kriptomonedhës është njësoj si varësia te skedinat

A krijohet varësi nga kriptomonedha? Kjo ka qenë një tjetër pyetje në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

E ftuar në studio psikologia, Valbona Treska, theksoi se kriptomonedha mund të kthehet në varësi, nëse dikush e kalon masën e fiksimit.

Sipas saj çdo gjë e tepruar, si bixhozi, skedinat, bastet, edhe kripto nëse e tepron kthehet në varësi.

Pjesë nga biseda:

Progni: E vetmja varësi është që fiksohesh te çmimi.

Treska: Varësia ndaj kriptos njësoj sikur sheh skedinën. Si ai që pret rezultatin dhe ai që pret çmimnin në kripto. Varësia është e njëjta gjë, si në varësi nga kripto, nga skedina. Pra çdo lloj gjëje që bëhet me shumicë dhe ti nuk e kontrollon dot më, atëherë kjo bëhet varësi.

Karanxha: Po varësi nga femrat ka?

Treska: Po ka.

Progni: E vetmja varësi që ka është çmimi.

Treska: Varësia ngelet e njëjtë. Ajo çfarë kuptoj unë është që ndoshta njrëzit nuk janë gati akoma për këtë gjë të re. Ne jemi mësuar me gjënë e prekshme, kjo gjëja që është virtuale ti nuk mund ta perceptosh. Edhe botës i është dashur kohë që të kalojë nga materialja te virtualja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›