E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani i mbuluar nga tymi, zjarri në landfill vijon të jetë aktiv edhe në ditën e pestë

Për të pestën ditë me radhë Elbasani vijon të jetë i mbuluar nga tymi qe përfshiu landfillin e qytetit duke shkaktuar ndotje të lartë.

Sipas raportimeve në sipërfaqen më të madhe zjarri është vënë nën kontroll, dhe intensiteti i tij është ulur ndjeshëm, por në thellësi të mbetjeve, ai mbetet aktiv duke shkaktuar djegie të brendshme të pandërprerë.

Tymi i dendur dhe ndotës ka krijuar shqetësime serioze për shëndetin e banorëve dhe mjedisin.

Aktualisht në zonë po punojnë automjetet zjarrfikëse, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Situata me problematike ka qenë në Finiq, Tiranë dhe Has./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›