Elbasani mund Dinamon me dy gola të Diallo

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Elbasani ka mundur me rezultatin 2-0 Dinamo City-n në “Elbasan Arena”. Sfida që uli siparin e javës së 22-të të Superligës shqiptare të futbollit u vendos që në pjesën e parë nga një dygolësh të Ibrahim Diallo.
Verdhebluve u mjaftuan vetëm 25 miinuta lojë për të dërguar dy herë topin në rrjetë dhe më pas për të administruar lojën, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për të garantuar praninë në “Final 4”.
Goli i parë nga Diallo u shënuan në minutën e 5′ dhe i dyti nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 25′.
Me këtë fitore Elbasani ngjitet 1 pikë larg kreut dhe i largohet me 11 pikë vendit të pestë në klasifikim. Me këtë humbje Dinamo mbetet në kuotën e 33 pikë, 6 mē shumë se Teuta e vendit të pestë.
Ndeshjet e javës
Bylis-Egnatia 2-2
Vllaznia-Pratizani 1-0
Teuta-Vora 1-1
Tirana-Flamurtari 0-0
Elbasani-Dinamo City 2-0
Klasifikimi: Vllaznia dhe Egnatia 39 pikë, AF Elbasani 38, Dinamo City 33, Teuta 27, Partizani 26, Vora 24, Bylisi 19, Flamurtari 18 dhe Tirana 17
/a.f/