E Martë, 3 Nëntor 2026

Elbasani, qyteti i harmonisë fetare

Elbasani po kthehet gjithnjë e më shumë, një ndër destinacionet e preferuara për turistët të cilët janë të apasionuar pas historisë dhe kulturës. 
Muret e lashta të kalasë dhe objektet e kultit dhe historike brënda saj krijojnë një ndjesi të vecantë për çdo turist që shkel për herë të parë në qytetin e që i lind dëshira për t’u rikthyer. 

Një ndër pikat e preferuara për turistët mbetët “Xhamia Mbret” që daton në vitët 1417. Muret e saj ende janë të forta dhe të mirmbajtura duke i dhënë mundësi turistëve eksplorimin e saj të plotë. 

Myftiu i Elbasanit Agim Duka në një intërvistë për RTSH 24 shprehet se vitet e fundit vëren një shtim të numrit të turistëve të cilët kanë interes për të parë ose njohur xhaminë e kalasë, mes tyre ka edhe shumë vizitorë nga Lindja e Mesme.

Stafi i myftinisë është përpjekur që pranë Xhamisë të ketë dhe persona të cilët mund të prezantojnë historikun e kultit fetar për turistë të cilët nuk janë të shoqëruar udhërrëfyes.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›