E Martë, 3 Nëntor 2026

Korçë, rikthehen rastet me Covid-19, qytetarët këshillohet të respektojnë masat

Situata epidemiologjike në Korcë, flet për rikthim të Covid 19. Pas kryerjes së testit të shpejtë nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, rezultojnë 5 raste pozitive me këtë virus, njofton mjekja epidemiologe Merita Kroi në NJVKSH Korçë.

Megjithatë Kroi bën me dije se nuk ka vend për panik. Ajo thotë se tashmë virusi shfaqet me simptoma më të lehta. 

Por nga ana tjetër ajo bën thirrje për kujdes më të shtuar dhe respektim të masave nga qytetarët. 

Dr. Kroi e vë theksin tek rëndësia e grupeve të riskut me një dozë buster

Rastet e identifikuara me Covid-19 nuk kanë kaluar në komplikacione shëndetësore. 

Gazetare: Geralda Sali

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›