E Diel, 1 Nëntor 2026

Elisaveta Treska, drejtuesja e re e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Elisaveta Treska është emëruar drejtuese e re e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Treska u prezantua sot nga zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini.

Treska merr detyrën me synim vijimin e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve të këtij institucioni të rëndësishëm.

Zv/ministrja Tomini vlerësoi dhe kontributin e Silva Balës, e cila ka udhëhequr spitalin për disa vite, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe modernizimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›