E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani kryen testime të raketave mes shqetësimeve për sulme të reja izraelite

TEHERAN, 22 dhjetor /ATSH-DPA/- Irani ka testuar disa raketa në kuadër të shqetësimeve në rritje për sulme të reja izraelite, sipas medias iraniane.

Raportet sugjerojnë se testet u zhvilluan në kryeqytet, Teheran dhe në qytetet kryesore, Isfahan dhe Mashhad.

Gardat Revolucionare dhe ushtria ende nuk i kanë konfirmuar testet.

Portali iranian i lajmeve “Nournews” publikoi një video që tregonte testet e raketave.

Në qershor, Izraeli zhvilloi një luftë 12-ditore kundër Iranit dhe, së bashku me SHBA-në, bombardoi objektiva nga ajri, duke përfshirë objekte bërthamore dhe instalime ushtarake dhe civile në shumë pjesë të vendit.

Burimet iraniane thanë se më shumë se 1 000 njerëz u vranë.

Teherani pranoi se sulmet kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme, dhe se tani ato ishin riparuar të gjitha. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›