Emërohen tre zv.ministra të rinj, ish-deputetja e Metës emërohet zv.ministre e Brendshme

Tri zëvendësministre të reja janë emëruar këtë të enjte në detyrë.
Sipas burimeve për RTSH, mësohet se ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka, do të mbajë detyrën e zv.ministres në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Posti i zv.ministres në Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë mësohet se i është besuar ish-deputetes socialiste Edona Bilali.
Zv.ministre e Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini, e cila e ka mbajtur këtë detyrë edhe më herët. Ajo është ish-drejtuesja e Inspektoriatit të Shendetit Publik dhe një prej mjekeve me kontribut në shëndetin publik, veçanerisht gjatë periudhes së pandemisë Covid-19.
/rtsh.al/