E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emërohet zv.ministrja e Arsimit dhe ajo e Mjedisit

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka bërë në mbledhjen e sotme disa ndryshime në drejtimin e institucioneve.

Kështu, Arta Dollani është liruar nga detyra e drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Gjithashtu ndryshime ka pasur edhe në kabinetin qeveritar, ku Herida Duro është emëruar  zëvendësministre e Arsimit.

Ndërsa Elda Xhumari është emëruar zëvendësministre e Mjedisit.

Gjithashtu Roland Kristo është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›