E Martë, 3 Nëntor 2026

Emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë/ Igumenicë sekuestrohet autobusi i kreut të PD Sarandë, në pranga shoferi

Autobusi i “Ahmeti Travel”, shoqëri transporti në pronësi të kryetarit të Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti është sekuestruar në Igumenicë.

mediat greke thone se në brendësi të autobusit ndodheshin 2 persona qe po kalonin drejt greqise pa dokumenta.

Në  pranga përfundoi shoferi I autobusit.Arrestimi u krye gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia greke.

Në kuadër të hetimit paraprak, autobusi u sekuestrua, ndërsa i arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Thesprotisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›