E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët në vendlindje për festa, fundviti shton fluksin edhe në pikën kufitare të Morinit

Prej disa ditësh ka nisur një rritje e ndjeshme e lëvizjeve në pikën kufitare të Morinit, e cila lidhet me kthimin e emigrantëve në vendlindje për festat e fundvitit.

Kjo e martë, që në orët e para të mëngjesit, është shoqëruar me kalime të shumta, kryesisht nga shtetas të Kosovës që po kthehen nga vendet evropiane.

Sipas autoriteteve kufitare, pritet që fluksi të vijojë të rritet nga dita në ditë, deri në mbrëmjen e 31 dhjetorit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 8 400 hyrje-dalje të personave dhe rreth 5 300 automjete, ku numrin më të lartë e përbëjnë mjetet që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Policia kufitare bën me dije se po punohet me kapacitet të plotë, me qëllim garantimin e një kalimi sa më të shpejtë dhe pa vonesa për qytetarët.

Gazetar: D. Shehu            

/rtsh.al/              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›