E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rreziku nga mjetet piroteknike, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri intensifikon kontrollet

Përdorimi i lëndëve piroteknike gjatë festave të fundvitit shpeshherë ka rezultuar me pasoja për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Për këtë arsye, institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë masa dhe aksione parandaluese për të shmangur çdo problematikë të mundshme.

Këtë e bën të ditur Kiço Meshani, efektivi i Shërbimit Zjarrfikës në Këlcyrë, i cili thekson se kanë intensifikuar kontrollet në këtë periudhë.

“Kemi bërë kontrollet tek bizneset për lëndët piroteknike, të cilat dihen që janë të ndaluara dhe kemi bërë këshillimin që në rast se do të gjenden pranë bizneseve të tyre ne si institucion do të marrim masat”.

Meshani u bën thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përdorin mjete të tilla. Të largojnë fëmijët nga këto sepse kanë ndodhur gjithmonë ngjarje të rrezikshme.“

Masat parandaluese do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me autoritetet për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gazetare Leonida Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›