Ëndrra për t’u bërë mjek – Studendët i nënshtrohen testimit, emocione të përziera dhe lot mes tyre

Të mbërthyer nga emocionet një pjesë e maturantëve kanë nisur sot procesin final që do t’i çojë ose jo ata drejt ëndrrës për t’u bërë mjek.
Mbi 2000 kandidatë për student në degën mjekësi e përgjithshme do t’i nënshtrohen testimit elektronik deri në datën 23 gusht për 430 kuota. Pas testit emocionet janë të përziera.
Prindërit janë dy herë më shumë të ngarkuar me emocione.
Kapja e pikëve maksimale nga një vajzë bëri që prindërit e saj të përjetojnë emocione të forta lumturie.
Procesi i testimi zgjati 60 minuta dhe përgjigjet janë automatike. Provimi i mjekësisë do të zërë 30 përqind të pikëve ndërsa 70 përqind i përkasin rezultateve të maturës.
Ky është viti i dytë që aplikohet testimi elektroni krahas maturës shtetërore, një kusht i kërkuar nga universiteti për të shmangur fiktivitetin e notave nga shkollat e mesme dhe për të përzgjedhur më të mirët.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/