Rehabilitimi i pallateve në Shkodër, investimet ndikim në rritjen e vlerës së banesave

Blloku i pallateve pranë rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër po transformohet tërësisht.
Krahas restaurimit të fasadave po punohet edhe për instalimin e tubacioneve nëntokësore gjithashtu edhe për rikonstruksionin e sheshit, ndërkohë pak ditë më parë ka nisur edhe tek një tjetër pallat në këtë zonë.
Banorët janë shprehur të kënaqur me këtë investim, i cili është i pari pas 30 vitesh.
Investimi që bëhet me fondet e bashkisë Shkodër kap vlerën e 70 milion lekëve të reja me TVSH, ndërkohë që ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e plotë të sheshit, rrjetin e ujërave të bardha dhe të zeza, fasadat e pallateve, ndriçimin dhe kënde lojërash për fëmijët.
Gazetar: Luan Kadija
/rtsh.al/