E Hënë, 2 Nëntor 2026

Energjia, sektori privat kalon atë publik – 51.4% e kapaciteteve të instaluara në duart e sektorit privat

Kapaciteti total prodhues në Shqipëri deri më 31 dhjetor 2024 ka arritur 3,213 MË. Ajo çka bën interesante shifrat eshte se për herë të parë në histori, kapaciteti i instaluar i prodhuesve privatë ka kaluar atë publik.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, KESH tashme zotëron 48.6%, ndërsa sektori privat 51.4%, kryesisht ne burimet diellore.

“Ky është një lajmë shumë pozitiv sepse tregon se tregu ka arritur pjekurinë e vet dhe politikat në zhvillimet e gjelbërta kanë dhënë rezultatet e tjera duke krijuar një konkurrencë që është e dobishme sepse sektori privat plotëson atë që është prodhimi vendas”, u shpreh Lorenc Gordani, Konsulent, Sektori Energjetik.

2024 përbën një vit tejet pozitiv për sektorin pasi janë instaluar 537 MW më shumë.

“Në sektorin publik boshti kryesor është i bazuar në sistemin hidroenergjetik ndërsa nga ana tjetër sektori privat ka bërë atë që është ndryshimi, inovacioni duke zhvilluar projekte me energjinë inovative”, tha eksperti.

Sipas Gordanit, në vitet e ardhshme pritet rritje e projekteve me partneritet publik–privat, ku KESH do të ketë rol strategjik. Sektori privat do të sjellë investime dhe teknologji të reja, duke e kthyer energjinë e pastër shqiptare në motor të zhvillimit ekonomik dhe të eksportit rajonal.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›