Episodi i pazakontë në Malajzi/ Hajduti i ndershëm! Po arratisej nga policia, por ndaloi në mes të ndjekjes për të paguar taksën!

Një ndjekje policore në Malajzi ka përfunduar në një episod të pazakontë, pasi një shofer i dyshuar, që po përpiqej t’u shpëtonte autoriteteve, ndaloi në pikën e pagesës së taksës për të paguar tarifën rrugore.
Pavarësisht se policia ishte vënë në ndjekje të tij, shoferi nuk vazhdoi arratisjen pa u ndalur, por uli shpejtësinë, kreu pagesën si çdo drejtues tjetër mjeti dhe më pas vijoi rrugën.
🇲🇾 | En Malasia, un sospechoso que huía de la policía se detuvo a pagar el peaje en plena persecución antes de continuar. https://t.co/GqN6MwfaPl
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) November 4, 2026
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen për kontrastin e pazakontë mes situatës dhe veprimit të shoferit: ndërsa po përpiqej t’i shpëtonte policisë, nuk hoqi dorë nga detyrimi për të paguar taksën rrugore. Episodi është kthyer në një moment që ka ngjallur reagime dhe humor në rrjetet sociale.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb