Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.
Në mesazhin e tij, Macron i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentes së re, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të ndihmojë në rifillimin e përparimit në çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.
Kreu i shtetit francez ka kujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në muajin mars të këtij viti, duke vënë në pah partneritetin historik mes Francës dhe Kosovës.
Macron ka përmendur gjithashtu vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila, sipas tij, krijoi mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja mes dy vendeve.
Një vëmendje të veçantë në letrën e tij presidenti francez i ka kushtuar edhe dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë drejtim, Macron ka riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb