E Diel, 1 Nëntor 2026

Eposi i Kreshnikëve në UNESCO?!

Rezultatet e një grupi ekspertësh, të ngritur pesë vite më parë për hulumtimin e “Eposit të Kreshnikëve”, janë prezantuar tashmë në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Kjo punë e gjatë kërkimore solli mbledhjen e 15 vëllimeve të këngëve të kreshnikëve nga krahina të ndryshme shqiptare , 16 vëllime të nënprojektit “Eposi në ndërdijen kombëtare”, si dhe si dhe 2 vëllime me pyetësor dhe biografi të rapsodëve shqiptarë.

Metoda e përdorur për këtë nënprojekt të realizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit, është anketimi i drejtpërdrejtë (me gojë dhe me shkrim) nga më shumë se 700 intervistues , pa dallim moshe dhe profesioni.

Shefi i Degës së Etnologjisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, z. Bashkim Lajçi u shpreh se pas kësaj, vendi i “Eposit të Kreshnikëve” është vetëm UNESCO, por studiuesi i njohur z. Shaban Sinani, tha se që të ndodhë kjo, diplomacia duhet ta bëjë siç duhet punën e saj.

“Eposi i Kreshnikëve” është një trashëgimi e rrallë kulturore, që tashmë mund të cilësohet edhe si pasuri e gjithë botës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Valles që i fali jetën, Osman Taka i dha emrin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›